E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga: OSBE ka luajtur rol të rëndësishëm në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë në një ceremoni organizuar me rastin e përfundimit të mandatit të shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer.
 

Duke folur me këtë rast ajo theksoi: “Misioni i OSBE-së në Kosovë që nga çlirimi i Kosovës ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në shtetndërtim, në proceset demokratike, sidomos në fushën e sigurisë në ndërtimin e kapaciteteve të Policisë së Republikës së Kosovës dhe në procesin elektoral, raporton koha.
 

Është meritë e juaja që Kosova ka një polici të besueshme, të përkushtuar në mbrojtje të rendit dhe të ligjit, të shkolluar dhe të aftë profesionalisht, gjithashtu është meritë e juaja edhe pse çdo punë në Kosovë është punë e përbashkët që ne kemi pasur gjithherë zgjedhje të ndershme, fer dhe demokratike si në nivelin komunal ashtu edhe në zgjedhjet e përgjithshme”. Në fund presidentja falënderoi shefin e deritashëm të OSBE-së Werner Almhofer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›