Rritet lista e vendeve qe bllokojne Youtube

Rusia mund t’i bashkohet së shpejti listës së vendeve që kanë bllokuar ose kufizuar qasjen në YouTube, për të parandaluar njerëzit te shohin filmin qe shkaktoi portesta të dhunshme në botën arabe “Pafajësia e myslimanev”.Ministri i Komunikimeve, Nikolaj Nikforov, ka shkruar në Tëitter se Rusia mund të bllokojë tërësisht ueb-faqen e videove YouTube në fillim të nëntorit, kur të hyjë në fuqi ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve nga informacionet e dëmshme.
Kompania Google, e cila zotëron YouTube-in, ka ndaluar mundesine per te pare filmin “Pafajësia e Myslimanëve” në Egjipt, Indi, Indonezi, Libi dhe Malajzi.
Të martën, Bangladeshi ka njoftuar se ka bllokuar aksesin në YouTube. Pakistani ka bërë në një njoftim të ngjashëm të hënën. Google ka refuzuar të vendosë etiketë paralajmërimi në videon e filmit, duke cituar shqetësimet për lirinë e shprehjes. Filmi anti-islamik, i prodhuar në SHBA, ka nxitur protesta anti-amerikane në gjithë botën myslimane.