E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romni ben gafen e radhes

Në internet po qarkullon një video e filmuar fshehtas që tregon Mit Romney, i cili paraqitet duke diskredituar mbështetësit e presidentit Barak Obama në një darkë të donatorëve private. Kandidati republikan shfaqet duke thënë se 47% e njerëzve të cilët nuk paguajnë tatimin mbi të ardhurat në SHBA nuk do të votonin për të.

"Unë kurrë nuk do t’i bind ata. Ata duhet të marrin përgjegjesi personale për jetën e tyre" ka thënë Romney.
"Për shkak se ata votuan për të, ata nuk duan të mendohen se bënë gabim, se ai është një djalë i keq, se ai bëri gjëra të këqija, se ai është i korruptuar", referuar këtu votuesve të pavarur që zgjodhën Obama në zgjedhjet e 2008.

Ndërsa në një deklaratë, ekipi i tij ka thënë: Mit Romney "dëshiron të ndihmojë të gjithë amerikanët që janë duke u stërmunduar në ekonominë Obama".

Por deklarata nuk e ka kontestuar vërtetësinë e videos, e cila u botua nga revista liberale investigative “Mother Jones”.
Këshilltaret e fushatës thanë për mediat amerikane të hënën se Romney do të flasë më shumë për propozimet e tij specifike të politikave në ditët dhe javët e ardhshme.

Deri tani mesazhi i tij ndaj votuesve ka konsistuar kryesisht në sulmet e përsëritura në të dhënat ekonomike të presidentit Barak Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›