E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në veri të Mitrovicës gjendet një granatë dore e pa shpërthyer

Një granatë dorë e pa shpërthyer është gjetur në ish objektin e ujësjellësit në veri të Mitrovicës, të martën pas orës 15:00, kanë njoftuar burime të Koha.. Zyrtarë të policisë në Mitrovicë kanë konfirmuar gjetjen e granatës të pa shpërthyer.

Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, ka theksuar se pas marrjes së informacionit për një granatë të pa shpërthyer në oborrin e ish ujësjellësit të Mitrovicës, në veri, policia ka dalë ën vendin e ngjarjes.

Pas që është bërë sigurimi i këtij mjeti shpërthyes, policia ka thirrur edhe ekspertë të KFOR-it për dominim, të cilët pritet që të shpërthejnë granatëm në mënyrë të kontrolluar./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›