Arrestohet nje shofer i Gjykates se Larte per vjedhje

Skuadrat e antikrimit ekonomiko financiar kanë arrestuar një 48-vjeçar I cili duke pretenduar se ishte shofer I Gjykatës së Lartë, I kishte premtuar një qytetari nga Shkodra se do ti nxirrte një vendim kompensimi në agjencinë e Kthimit të Pronave, për një pronë po në Shkodër.
48-vjeçari Stavri Vaso, kishte marrë edhe 2.3 milionë lekë të reja për të realizuar nxjerrjen e këtij vendimi. Burimet thanë se Vaso ishte shofer i Administratës së Gjykatës së Lartë deri në mujain prill.
Të njëjtat burime thanë se procedimi penal i nisur me metodat speciale të hetimit synoi të gjente lidhjet e Vasos, nëpërmjet të cilëve ai pretendonte të ushtronte ndikim ndaj autoritetit të Agjencisë së Kthim Kompensimit të Pronave, por nga ecuria hetimore nuk u konstatuan lidhje të tillë dhe procedimi u konkludua me akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit prej Vaso.
48-vjeçari për t’u treguar bindës 1 milionë lekë të reja i kishte marrë me transfertë bankare në një prej numrave të tij të llogarisë.
Fill pas arrestimit të Vasos ka ardhur reagimi i gjykatës së lartë. Në njoftimin përkatës sqarohet se Vaso ka ushtruar detyrën e shoferit të administratës në Gjykaten e Lartë dhe është larguar nga kjo gjykatë me insistimin e Kryetares Beçaj në muajin prill.
“Kjo gjykatë inkurajon dhe falenderon çdo qytetar, i cili i drejtohet organeve të drejtesisë për të gjetur dhe garantuar të drejtat individuale, sa herë që ndeshet me raste mashtrimi, duke respektuar në të njëjtën kohë dhe punën e organeve të policisë dhe prokurorisë për të kryer veprimet e nevojshme në identifikimin e këtyre elementeve”-thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.