Jahjaga: Veprimi i policisë, i drejtë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mbështet aksionin e Policisë së Kosovës për të marrë nën kontroll pikat 1 dhe 31 të vendkalimeve kufitare në veri, me qëllim të respektimit të vendimit për masat e reciprocitetit në këmbimin doganor ndërmjet dy vendeve.
Aksioni i Policisë së Kosovës për të marrë nën kontroll pikat 1 dhe 31 të vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, "është një veprim i qëlluar që ka përkrahjen e plotë të popullit dhe të gjitha subjekteve politike në Kosovë, por edhe përkrahjen ndërkombëtare, sepse është e drejtë sovrane dhe legjitime e shtetit që të ketë kontroll në mbarë territorin e vet”. Kështu thuhet në deklaratën e presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
(m.a/BalkanWeb)