Kur në të drejtën je, e kurrfarë gjëje s’ke
TIRANE - Prej kohësh, prej shumë e shumë vitesh, njerëz të panumërt kanë provuar në çdo hap dhe në çdo gjë, se jeta nuk është ndërtuar në mënyrë të atillë që t’i përshtatet kurdoherë ekzistencës së tyre të lumtur. Duan të thonë edhe se, besimi në të kundërtën e këtij realiteti, një gabim i lindur ky, por edhe i formuar dhe i kultivuar nga dogmat optimiste, nuk ka çuar tjetërkund veçse në paraqitjen e botës plot me kontradikta. Në vazhdën e krijimit të kësaj tabloje gjigante duket që janë bërë dhe bëhen ndërhyrje apo modelime të njëpasnjëshme, të pandërprera, që ende nuk kanë arritur të ndryshojnë kudo dhe plotësisht të vërtetat e ngrysura, me të cilat më të shumtët ballafaqohen çdo ditë.
Sidoqoftë, përsosja e së drejtës jo vetëm në planin moral, por sidomos në atë juridik kanë arritur të theksojnë përherë e më tepër një binom të pandashëm: liri – siguri. Çka interpretohet në shumë raste me faktin, se pa siguri nuk ka liri. Prandaj, posedimi i të drejtave të njeriut nuk është pasojë, e për shembull, mundësisë vetëm për të qenë në gjendje të bësh zgjidhje të lira apo të mendosh logjikisht. Që këtej mund të shpjegohen rezultatet e mjaft testimeve të bëra gjatë viteve të fundit në disa vende të Europës, sipas të cilave, mesatarisht mbi 60 për qind e të gjithë të pyeturve nga shtresa dhe kategori të ndryshme të popullsisë i kanë mëshuar idesë që pa siguri nuk ka liri, pa siguri juridike katandisen thjesht në ëndrra të drejtat e njeriut.
Por, nëse do të pranoheshin plotësisht këto rezultate edhe në vendin tonë, nuk do të qe çudi që të bije herë – herë dhe aty – këtu në pesimizëm të shprehur, apo të heshtur. Sepse, ndonëse qeveritarët aktualë në Shqipëri buçasin çdo ditë për miratim të mijëra ligjeve dhe marrje vendimesh të panumërt gjatë mandatit të tyre, në të vërtet zbatimi i këtyre akteve shpesh shton ankthin dhe frikën për të përballuar jetën më modeste të përditshme të së paku dhjetëra e dhjetëra mijë familjesh, që do të kishin zili qoftë edhe një udhëtim të vetëm në shtetet e huaja më të afërta. Është ndoshta edhe kjo një arsye që pas miratimit në Bruksel të regjimit të heqjes së vizave për në ‘zonën Shengen’, statistikat për Shqipërinë kanë qenë dhe mbeten jo fort të bollshme, me gjithë proklamimin e bujshëm, madje edhe përvetësimin e meritave që kryeministri i bën kësaj lirie, sikur të ishte ajo një vlerë absolute e shqiptarëve.
Në këtë kuadër, pa dyshim që këtu ka rol edhe niveli i qeverisjes, duke përfshirë ndërkohë procesin legjislativ, i cili ndonjëherë nuk i përgjigjet as parimeve të përgjithshme të së drejtës, le më pastaj ligjit themelor, si edhe kodeve të miratuara me shumicë të cilësuar votash. Do të ishte ambicie e parealizueshme të bëhej nëpërmjet pak radhëve të një gazete radiografia e këtij sistemi. Megjithatë, mjafton të thuhet me terma të përgjithshme deri ku ka mbërritur procesi i kthimit dhe i kompensimit të pronave, për t’i treguar qytetarit më naiv jo vetëm distancat e mëdha që na ndajnë nga integrimi europian, por edhe saktësinë e asaj që thoshin të vjetrit dikur “Po more po, në të drejtën je, e kurrfarë gjëje s’ke!”. Aktualiteti i kësaj shprehjeje të detyron t’i hedhësh sytë në të gjithë literaturën administrative apo gazetareske, e cila edhe sot pronarëve të dikurshëm të ligjshëm, ose trashëgimtarëve të tyre, fjalëzën “ish” nuk ua vë si bisht nga mbrapa, si për të na kujtuar që tek e fundit me “ish” jemi të tërë, por ua vendos përpara titullit juridik, për t’i lejuar të mburren apo të bëjnë gajret vetëm me të kaluarën e familjes së tyre.
Gjithashtu, një fat të dridhshëm kanë edhe mijëra familje të të ashtuquajturve ‘pronarë të rinj’. Për shembull, dihet që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, përveçse parashikon garantimin e të drejtës së pronës private, nuk e lë jetime këtë garanci, duke urdhëruar që “shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë”. Mirëpo, ndërkohë që shtrohen, bie fjala, ca rrugë që kalojnë përmes pronave private, të zotët e këtyre trojeve shpeshherë mbeten me gisht në gojë, nuk fusin dot asgjë në xhep. Sigurisht, në interpretim të kësaj dispozite kushtetuese dhe të nenit 1 të protokollit nr.1 të Konventës Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut jo vetëm që shtetit i atribuohet kontrolli i përdorimit të territorit, por edhe i vendoset atij detyrimi i dëmshpërblimit të të dëmtuarit. Vetëm në raste ekstreme, kur buxheti është bërë trokë, vlera e ofruar mund të mos barazohet plotësisht me atë të tregut. Por, kurrsesi të mbetet i ngrati ‘pronar’ vetëm me ëndrrën që përemri i tij në një të ardhme të pafundme mbase do t’i hyjë në punë.
Mirë, le ta lemë atë të gëzojë qetësisht të paktën shpresën, e cila siç është bërë zakon të thuhet, vdes e fundit. Por, çfarë mbetet për të ‘argumentuar’ vlefshmërinë e një vendimi të ditëve të fundit të qeverisë, për kthimin e një pjese të fondeve të fituara nga efektivët e Policisë së Shtetit për shpërblimet e orëve të zgjatura dhe për lejet e pakryera gjatë vitit të kaluar, me vlerë financiare prej 60 milionë lekësh (të reja), që duhet të dalin nga xhepat e zbrazur të rreth 1 mijë efektivëve blu? Vendimet e qeverisë dhe në përgjithësi ligjet nuk kanë efekte prapavepruese. Në këtë kuptim, çka është marrë më parë përbën një të drejtë të fituar; nëse shpërblimi është dhënë në rrugë të jashtëligjshme, mund të ndëshkohet drejtuesi përkatës dhe t’i mbahen atij paratë që ua ka shpërndarë më përpara vartësve të vet. Në të kundërtën e kësaj, kushdo ka të drejtë të zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore.
Këto janë parime të pacenueshme të së drejtës së brendshme dhe të asaj ndërkombëtare. Sikurse ai që përcakton se, për mosmarrëveshjet e ndryshme, kushdo mund të bëjë ankim në gjykatë dhe jo t’i pritet rruga, duke iu treguar vetëm dyert e organit administrativ. Është e tepërt të tërhiqet vëmendja edhe në këto radhë domosdoshmëria e kontrollit ligjor ndaj gjykatave, për mënyrën sesi ato i zgjidhen çështjet e caktuara dhe për të cilat qytetarëve në përgjithësi u ka rënë besimi në nivelet më të ulëta. Megjithatë, nuk do të ishte asnjëherë e tepërt të theksohej fakti i pamohueshëm ndonjëherë, se në të drejtën kontinentale europiane, së cilës i përket edhe vendi ynë, siguria juridike konsiderohet si vlerë supreme, dhe prirjet apo ‘nevojat’ për përthyeshmërinë e saj vështrohen si një varg problemesh që e ndërlikojnë përparimin drejt idealit të së drejtës së pakërcënuar nga organet shtetërore. Nëse këto të fundit nuk kontrollohen me kujdes për mënyrën se si e interpretojnë dhe e zbatojnë legjislacionin, madje edhe parimet e përgjithshme të së drejtës, sigurisht që e drejta do të bëhet edhe më e pasigurt sasa është sot.
(GSH/BalkanWeb)