E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga ambasadorëve të BE-së: Jo, zgjedhjeve serbe në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pati sot një drekë pune me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për Kosovën, Samuel Zhbogar.

Presidentja Jahjaga fillimisht falënderoi ambasadorët për mbështetjen që vendet e tyre po i japin Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së dhe vlerësoi se me nisjen e procesit të Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit është krijuar një moment i ri për Kosovën në përpjekjet e saj të integrimeve evropiane, njofton zyra për informim e Presidencës.

Jahjaga, tha të mërkurën se me nisjen e procesit të Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit është krijuar një moment i ri për Kosovën në përpjekjet e saj të integrimeve evropiane.

Lidhur me zgjedhjet serbe, ajo tha se institucionet e Republikës së Kosovës janë kundër mbajtjes së çfarëdo zgjedhjeve të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës sepse ato shkelin sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

Jahjaga i njoftoi ambasadorët për krijimin e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, si një mekanizëm gjithëpërfshirës, nën udhëheqjen e saj, dhe tha se kjo nismë tregon seriozitetin drejt përmbushjes së vizionit evropian për Kosovën.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›