FIFA, hetime ndaj Blatterit

FIFA duhet ta bëjë një hetim të brendshëm në detaje rreth zgjedhjes së presidentit të saj, Joseph Blatter, për ta verifikuar nëse zvicerani ka përfituar nga pozita e tij për të marrë avantazhe për vete dhe për zgjedhjet në këtë institucion në përgjithësi.
Këtë e ka kërkuar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në raportin për etikën në sport, i cili është aprovuar të mërkurën pothuajse unanimisht, duke votuar 95 nga 98 parlamentarë prezentë.
Kohë më parë, Blatter me bashkëpunëtorë akuzoheshin për korrupsion dhe parregullsi në zgjedhje.