Jahjaga, dekorata për kontribuesit e Pavarësisë

Në një ceremoni solemne me rastin e 5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidentja e Republikës së Kosovës ka dekoruar personalitetet më të shquara qe kanë dhënë kontribut në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Përpos obligimit kushtetues, Presidentja ka thënë se është obligim simbolik dhe obligim i shoqërisë në tërësi për t’i vlerësuar njerëzit e dalluar që e merituan këtë titull me punën dhe mundin e tyre të pakusht.
“Respekt dhe nderim për veprën e të merituarve. Urime dhe ta gëzojmë festën e 5 vjetorit të Pavarësisë”, përfundoi Jahjaga.
Ajo dekoroi dhjetra personalitete të shquar të vendit me: “Urdhërin Heroi i Kosovës”, “Urdhëri i Lirisë”, “Urdhëri i Luftëtari i Lirisë Adem Jashari”, “Urdheri për paqe, demokraci dhe humanizëm Dr. Ibrahim Rugova”, “Medalja humanitare Nëna Terezë”, “Medalja presidenciale e meritave”, “Çmimi për Inovacione Kërkime dhe Zhvillim”.
Ndërkaq, organizimi i Ceremonisë linte shumë për të dëshiruar, përpos ambientit dhe hapsirës jo të përshtatshmë edhe dorëzimi dekoratave shpeshherë ngatërohej apo vonohej! /Indeksonline/