Mblidhet gratë e LDK-së

Për nder te përvjetorit të Pavaresisë së Kosovës, Forumi i Gruas së LDK-së në Gjilan, organizoi një debat me temën: “Roli i gruas në shoqëri”.
Valentina Bunjaku – kreytare e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, tha se cdo kohë ka sfidat e saj. Me ndryshimet që sjellin zhvillimet sociale e politike, me sfidat që na sjellë jeta, detyrohemi që duke shikuar nga e ardhmja të artikulojmë kërkesat tona në përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri.
Në këtë debat ishte prezent edhe kryetari i Degës së LDK-së ne Gjilan, Lutfi Haziri, deputetja znj.Lirie Kajtazi, Kryesia e FG se LDK-së në Gjilan, perfaqësuese te Asambleve Komunale nga Presheva, Bujanovci, Dardana, Vitia, Novoberda si dhe gra te subjekteve të tjera politike nga Gjilani.
Ndërsa deputetja Kajtazi tha se jo te gjithë patën fatin tonë që të shënojnë 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, prandaj Ne sot edhe i kujtojmë me shumë respekt.
Kryetari Haziri tha se organizimi i këtijë debati është rruga më e mirë për ta shënuar themelimin e shtetit të Kosovës.
Gjate ecjes hitorike, roli i gruas ishte shumë i rëndësishëm duke plotësuar mungesën e institucioneve që nuk i kishim në mungesë të shtetit. Ne kemi ligje të mira, strategji te bollshme, miratim të konventave, kemi edhe makineri për arritje të barazisë, por qalojmë në praktikë./Indeksonline/