Jahjaga dekoroi Wisnerin, Ischingerin, Feithin dhe Spiendeleggerin
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot pasdite në takim Presidentin Martti Ahtisaari, ambasadorin Frank Wisner, ambasadorin Wolfgang Ischinger, shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith dhe ministrin e jashtëm të Austrisë Michael Spiendelegger, ambasadorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë ndërkombëtarë.
Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Pas një bashkëbisedimi miqësor, u zhvillua ceremonia e dekorimit të personaliteteve të larta ndërkombëtare nga Presidentja Jahjaga.
Presidentja Jahjaga dekoroi Ambasadorin Frank Wisner me “Urdhrin e Pavarësisë”, urdhër që u jepet personave për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës.
Dekoratë mori edhe ambasadori Wolfgang Ischinger, ai u nderua me “Urdhrin e Pavarësisë”, që u jepet personave për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës.
Në këtë ceremoni Presidentja dekoroi edhe ministrin e jashtëm të Austrisë Michael Spiendelegger, të cilit iu dha “Urdhri për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr.Ibrahim Rugova”. Ky urdhër përmban portretin e Ibrahim Rugovës dhe u jepet personave, vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë, dhe kultivimin e humanizmit.
Pa dekoratë nuk mbeti as shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith. Atij iu dha “Medalja e Paqes dhe e Pajtimit “Anton Çetta”, që u jepet personave që kanë kontribuuar dhe kontribuojnë për paqen dhe pajtimin midis njerëzve
Presidenti Marti Ahtisari në vitin 2009 është dekoruar me Medaljen e Artë të Pavarësisë.