E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Alma

(E plotësuar) Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lama ka reaguar në lidhje me një shkrim që ka dalë nëpër portale se ajo “nuk mendon si Vetëvendosje karshi heqjes së mbikëqyrjes së pavarësisë së saj.

“Se pari ju bej me dije këtyre mediave që nëse e konsiderojnë vetën serioze, të mos me quajnë Alma, pasi nuk përputhet me etiken e gazetarisë por znj Lama. Se dyti të mos bëjnë gazetari facebukesh, pasi as kjo nuk është gazetari, por nëse kane ndonjë pyetje mund të me thërrasin për të me marrë mendimin, dhe së treti, dhe me e rëndësishmja, të lexojnë mirë dhe të kuptojnë mesazhin që unë ju kam drejtuar miqve të mijë në facebook”, thuhet në reagimin e saj.

Sipas znj. Lama, mesazhi lidhet me sfidën e madhe të ndërtimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.

“Unë nuk kam ndonjë problem të them atë që mendoj, dhe në rast se do ishte kundër VV mund të flas në mënyrë shumë eksplicite, por ja që këtë herë jam e bindur se s'ka asgjë për të duartrokitur, veç nëse duam të festojmë për koncesionet e mëdha që janë bërë, e që bëjnë Kosovën shtet unik, sa u përket dhënies se privilegjeve për pakicat( jo te drejtat) dhe veriun e pushtuar”.

Alma nuk mendon si Vetëvendosje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Alama Lama ka shfaqur një mendim tjetër prej atij të partisë që përfaqëson rreth fundit të mbikëqyrjes së pavarësisë.

Përderisa Kryetari i këtij subjekti, Albin Kurtit, ka përsëritur disa herë gjatë këtyre ditëve se përmbyllja e pavarësisë është thjeshtë një farsë e Qeverisë, deputetja Lama e sheh këtë proces si sprovë të madhe për Shtetin e Kosovës.

“Sot përmbyllet formalisht procesi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, e cila kryesisht ka qenë e orientuar tek të drejtat e pakicave. Kjo do të thotë se faza që po nis është një betejë e madhe me vetveten, në mënyrë që të ndërtohet shteti i së drejtës dhe demokracia dhe të mos fajësojmë të tjerët për dështimet tona siç kemi bërë deri tani. Sprova e madhe do të jetë pikërisht kjo”, shkruan deputetja Lama në profilin e saj në facebook.

Kjo nuk është hera e parë që Alma Lama del me qëndrime të ndryshme prej asaj të partisë së saj.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›