E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga dekretoi Hamzën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dekretoi sot emërimin e Bedri Hamzës në pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

“Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84, pika 27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 38, paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit 03/L-209, për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe duke u bazuar në Vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nr.04-V-551, të datës 14 mars 2013, të pranuar në Zyrën e Presidentes më datë 25 mars 2013”, thuhet në njoftimin e presidencës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›