Vazhdon gjykimi ndaj ”Grupit Llapi”

Vazhdon gjykimi ndaj Rrustem Mustafa – Remi, Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti të njohur si “Grupi i Llapit”. Ata nga dje janë ulur në bankën e të akuzuarve për t’u përgjigjur për krimet e luftës të cilat prokuroria e EULEX-it pretendon se i kanë kryer gjatë kohës sa kanë shërbyer në ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Derisa gjykimi i parë i mbajtur në vitin 2003 nga gjyqtarët e prokurorët e UNMIK-ut i kishte akuzuar që të tretë për më shumë se dhjetë vepra penale, në aktakuzën me të cilën ka nisur rigjykimi, tre anëtarët e Grupit të Llapit akuzohen vetëm për një pikë, atë të rrahjes dhe torturimit të paligjshëm të civilëve shqiptarë në kampin e UÇK-së në Llapashticë të Podujevës./Indeksonline/