Jahjaga dhe Thaçi në NY, takim me Klinton
Kryeministri i Republikës së Kosovë, Hashim Thaçi dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pritet që sot të takohen në New York me sekretaren e jashtme të SHBA-ve, Hillary Clinton, njofton Kosovapress.
Thaçi dhe Jahjaga pritet që të diskutojnë gjendjen aktuale në veri të Kosovës, por edhe për probleme politike dhe aktuale në vend.
Takimi në mes të Thaçit dhe Jahjagës është në vazhdën e takimeve që kryeministri dhe presidentja janë duke i zhvilluar në sesionin e përvitshëm në asamblenë e Kombeve të Bashkuara. .