Teliti: Vendimi i Kushtetueses nuk e prek procesin e Censusit
19/09/2011 Kreu i gjendjes civile
TIRANË- Drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti, deklaroi dje se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e disa neneve të ligjit për gjendjen civile nuk e prek procesin e regjistrimit të popullsisë. Ai u shpreh se “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë lidhje me Censusin, të dhënat e të cilit do të jenë tërësisht në dispozicion të Institutit të Statistikave për qëllime studimore dhe politika zhvillimore. Të dhënat e Censusit nuk janë pjesë e të dhënave të Regjistrit të Gjendjes Civile. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është një shtrirje në ligjin e Gjendjes Civile, të asaj që qeveria bëri për certifikatën e Gjendjes Civile, nga e cila u hoq vendosja e kombësisë si element i të dhënave të gjendjes civile të shtetasve”. Ditën e premte Gjykata Kushtetuese rrëzoi dispozitat për ndryshimin e kombësisë, në ligjin për Gjendjen Civile. Gjykata vendosi me 6 vota pro dhe dy kundër për të rrëzuar dispozitën e këtij ligji miratuar në vitin 2009 që përcakton procedurat e ndryshimit të kombësisë në ligjin për Gjendjen Civile. Duke e cilësuar ligjin si antikushtetues, gjykata ka kërkuar shpalljen si të papajtueshëm të termit “kombësi”. Padia në Kushtetuese u bë nga gjykatat e rretheve Sarandë, Shkodër dhe Përmet, të cilat kërkuan prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën disa nga nenet e këtij ligji. Ankimuesit deklaroheshin se ligji cenonte parimet kushtetuese duke detyruar shtetasit shqiptarë që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike.