Korrupsioni në arsim, Tafaj:Konkursi bazë për emërimet

Partia Socialiste akuzon Ministrinë e Arsimit për emërime politike në sistemin paraunivesitar. Në komisionin e edukimit, ku kreu i arsimit Myqerem Tafaj paraqiti reformimet në arsim, deputetët e opozitës treguan raste ku drejtoritë arsimore emërojnë mësues sipas bindjeve politike.
Mbledhja është shoqëruar me debate ndërkohë që vetë Ministri Tafaj ka pranuar se ka patur sinjalizime në lidhje me emërimet korruptive të bëra tek mësuesit duke thënë se do të merrem masat për çdo rast të tillë.
Teksa ministri Tafaj praqiti një rezume pozitve për fillimin e viti të ri shkollor, deputetët socialistë thanë se në të gjithë vendin në shkolla ka korrupsion, ambjente të amortizuara dhe tekste me probleme.