Mirupafshim më 2016
Në javën e tretë të këtij muaji, Gjykata Kushtetuese do të konfirmojë qëndrimin e Atifete Jahjagës se shkurtimi i mandatit të saj, përmes ndryshimeve kushtetuese, është në kundërshtim me dokumentin më të lartë juridik të shtetit.
Burime të Expressit brenda Gjykatës kanë treguar se argumentet e Presidentes për jokushtetutshmërinë e shkurtimit të mandatit të saj, qëndrojnë plotësisht.
Jahjaga ka përmendur tri argumente dhe tri nene të Kushtetutës që e pamundësojnë largimin e saj nga Presidenca deri në përfundimin e mandatit pesëvjeçar.
Në shkresën që e ka publikuar Express, të shtunën, thuhet se Amendamenti i Dhjetë që parasheh përfundimin e mandatit është në kundërshtim me Nenin 24, 45 dhe 91 të Kushtetutës.
Sipas Presidentes, marrja e mandatit të saj shkel të drejtat themelore të njeriut për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur; është në kundërshtim me ndarjen e pushteteve, pasi ndryshimet kushtetuese nxjerrin automatikisht aktvendim për një individ; si dhe shkarkimi i Presidentit nuk është paraparë të ndodhë me amendamente kushtetuese, siç kanë planifikuar të bëjnë deputetët.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...