E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shyton Sejdiun

Isa Mustafa ka reaguar të dielën ndaj ish-shefit të tij, Fatmir Sejdiu, i cili vizitoi Degën Paralele të LDK’së në Gjakovë. Kryetari i LDK’së tha se Sejdiu shkoi në Dukagjin për t’u takuar me dosta, e jo me zyrtarë partiakë. Ai i dërgoi porosi ish-Presidentin se Dega e vërtetë e LDK’së është ajo e dalë nga procesi i fundit zgjedhor.

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa nuk është pajtuar me ish-shefin e tij, Fatmir Sejdiu se Dega e Vjetër e Partisë në Gjakovë është legjitime.

Vizitën e një ditë më parë të Sejdiut në Gjakovë, Mustafa e ka quajtur takim mes dostash.

“Ajo nuk është Degë, është një grup i shokëve të z. Sejdiu. Ai mund t’i vizitojë shokët e vet, por jo Degën e LDK’së”, ka thënë Mustafa, teksa ka promovuar dy fusha të sportit në një lagje të Prishtinës.

Një ditë më parë, ish-Presidenti Sejdiu ka qëndruar në Gjakovë në Degën Paralele të LDK’së, duke i bërë thirrje udhëheqjes së partisë të mos i përjashtojnë njerëzit që kanë punuar për më shumë se dy dekada.

Sejdiu ka thënë se njerëzit dhe Dega e Vjetër janë legjitimë sepse kanë dalë nga një proces zgjedhor i verifikuar.

Por, kjo është mohuar të dielën nga Isa Mustafa.

Ish-këshilltari për Ekonomi i Fatmir Sejdiut ka thënë se askush nuk mund ta legjitimojë një Degë, e cila nuk njihet nga organet drejtuese të LDK’së.

“Kurrkush s`mundet me legjitimu individualisht asgjë, as me mohu individualisht asgjë. Dega e Gjakovës është legjitimuar nga Këshilli i Përgjithshëm dhe Kuvendi i LDK’së dhe ajo nuk është degë, në të cilën ka qenë, sepse ajo nuk është Degë, është një grup i shokëve të z. Sejdiu”, ka reaguar Mustafa.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›