Sot votohet për kreun e ri të FRESSH-it

Konventa e Forumit Rinor Eurosocialist (FRESSH), pritet të zgjedhë sot drejtuesin e ri të saj.
Pas një turi në 36 qytete të vendit, ku 6 kandidatët shpalosën platformën e tyre sot mbahet në Tiranë edhe konventa zgjedhore ku do të votohet për kreun e ri të FRESSH-it
Në garë për kreun e ri të FRESSH-it janë Joleza Koka, Juxhin Çela, Elis Hoxha, Maria Myridinas, Artur Micko dhe Elisa Spiropali.
Konventa zgjedhore mbahet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve dhe do të udhëhiqet nga vetë kreu I PS-së Edi Rama, i cili një ditë më parë ka ndjekur nga afër të gjtiha punimet e fundit dhe detajet e organizimit.
Nëse i kthejmë sytë nga e shkuara gara prë kreun e FRESSH-it merrr një rëndësi të veçantë në kushtet kur një pjesë e figurave drejtuese të forumit rinor socialist, si Pandeli Majko apo Ilir Meta kanë mbajtur poste të larta kur qeveriste e majta.