Jahjaga ishte në veri të Kosovës

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka thënë se nuk e ka në plan të jap dorëheqje nga posti ku është e vendosur tani, pasi që siç thotë ajo, çështja e dorëheqjes nuk është e paraparë me Kushtetutë.
Në një intervistë për emisionin Rubikon në KTV, Jahjaga ka shtuar po ashtu se asnjëherë nuk ka takuar strukturat kriminale, por ka pranuar se ajo ka vizituar veriun e vendit.
“Kam qenë në veri të Kosovës, unë jam e detyruar dhe e obliguar që këmba ime të shkel në çdo cep të Republikës së Kosovës”, ka thënë Jahjaga.
Në anën tjetër presidentja e vendit ka deklaruar se është e gatshme të takohet edhe me homologun e saj Serb, Tomisllav Nikoliq, nëse ky takim do të ishte në të mirë të vendit.
“Si presidente e vendit mund të takohem me gjithë homologet. Në qoftë se kjo është në interes të qytetarëve të republikës së Kosovës, do të takohem edhe me Nikoliqin", tha Jahjaga, sic transmeton Indeksonline