Jahjaga konfirmon pjesmarrjen në Samitin e Varshavës
PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka konfirmuar pjesmarrjen e saj në Samitin e liderëve të shteteve të Evropës Qendrore në Varshavë.
Zyra e Presidencës së Kosovës njofton se liderët pjesëmarrës do të diskutojnë për sfidat e demokracisë në vendet e tyre, për bashkëpunimin bilateral e multilateral, si dhe për procesin e integrimeve.
Në këtë takim do të jetë prezent edhe presidenti amerikan, Barack Obama.
Serbia do ta bojkotojë samitin që do mbahet më datat 27 dhe 28 maj, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.
Presidentja e Kosovës është ftuar zyrtarisht për ta përfaqësuar Kosovën si shtet të pavarur, me të drejta të plota sikurse edhe shtetet tjera pjesëmarrëse dhe kjo kundërshtohet nga Serbia.
(e.m/rel/BalkanWeb)