Zvarrit marrëveshjen

Pavarësisht se ishte pajtuar në parim për marrëveshjen për lëvizje të lirë në takimin e fundit me delegacionin e Kosovës në Bruksel, para një jave, kryenegociatori serb, Borislav Stefanovic sheh ende pengesa për arritjen e rezultatit të parë.
Në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”, Stefanovic ka deklaruar se ndoshta “pengesat e vogla” për arritje të marrëveshjeve mund të eliminohen gjatë vizitës në Beograd të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.
Baronesha sot do të bisedojë me presidentin serb, Boris Tadic, ndërkaq nesër do të qëndrojë në Prishtinë.
Mirëpo, shefi i Delegacionit serb nuk ka bërë të ditur se cilat janë pengesat që po e parandalojnë atë të pajtohet me zgjidhjen për lëvizje të lirë. Kjo zgjidhje parasheh mundësinë që kosovarët të hyjnë në territorin e Serbisë me dokumente të Republikës së Kosovës.
“Do të gjejmë zgjidhje që do t’u mundësojë të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Metohisë që të mund të lëvizin normalisht dhe me këtë rast do të kemi kujdes për sovranitetin tonë dhe për mënyrën se si do të trajtohen dokumentet. Trajtimi i dokumenteve vërteton se a është pranuar diçka apo ajo”, ka thënë Stefanovic.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...