Jahjaga më e paguara jeton me qera, Thaci i 13-ti ne listë
PRISHTINE-Presidentja Atifete Jahjaga edhe pse ka pagën më tëlartë ndër gjithë zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës vazhdon të jetojë me qera.
Kështu bëjnë të ditur mediat kosovare sipas të cilave, situata e Presidentes të bën përshtypje kur krahasuar me Kryeministri Hashim Thaçi, që edhe pse e ka pagën më të lartë, jeton me rreth 1 mijë metra katrorë banesë. Thaci në fakt ai nuk ndodhet në “toplistën” e 10 më të paguarve që punojnë në institucionet shtetërore.
Thaçi sic bën të ditur e përditshmja “Zëri”, është renditur i trembëdhjeti. Ndërsa ajo që ka pagën më të madhe në vend, presidentja Atifete Jahjaga, vazhdon që të jetojë me qira.
Sipas kësaj liste, Thaçi ka pagën 1 mijë e 443 euro në muaj. Këtë pagë kryeministri e merr prej disa vitesh, ndërkohë që mësohet se ai ka nisur të ndërtojë një shtëpi gjigande në periferi të Prishtinës. Për këtë ndërtim, kryeministri në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Antikorrupsion, ka thënë se ka marrë kredi.
Në anën tjetër, njeriu që merr pagën më të lartë në institucionet shtetërore, e që vazhdon të jetojë me qira është e para vendit, Atifete Jahjaga. Kjo ka dyfishin e pagës së kryeministrit.
Me koeficientin e pagës 15.44, kryetarja e shtetit merr pagën më të lartë nga buxheti i Kosovës, shumën 2 mijë e 837 euro.
Pak më të vogël pagën se presidentja e vendit, e ka drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Shkëlzen Lluka me pagesën mujore gjithsej 2 mijë e 653 euro.
(d.b/BalkanWeb)