E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata në pikat kufitare e qetë, ulet numri i udhëtarëve

KUFI- Shkon drejt normalizimit situata në pikat kufitare të vendit tonë, ku në 24 orët e fundit është rregjistruar një numër më i ulët pasagjerësh.

Kështu në Kapshticë kanë hyrë 4.227 shtetas me 1.276 mjete, ndërkohë që 761 prej udhëtarëve janë të huaj që vijnë për të vizituar Shqipërinë këtë fundvit.

Autoritetet doganore në Kapshticë deklarojnë se pritet një rritje e fluksit në datat 29 dhe 30 dhjetor dhe është zhvilluar në takim me palën greke, e cila ka premtuar rritjen e sporteleve në rast fluksi.

Situata duket krejt normale edhe në Kakavijë, ku që prej mesnatës e deri tani kanë hyrë 1600 persona dhe 500 automjete. Edhe këtu parashikohet rritje e numrit të udhëtareëve në fundjave.

Situatë më e qetë edhe në portet e Durrësit dhe Vlorës. Problemi i vetëm është crregullimi i orareve të trageteve të linjes Durres-Bari për shkak të numrit të konsiderueshëm të udhëtarëve në qytetin Italian. Ndërkaq, në Brindizi raportohet se nuk ka më radhë tëë gjata udhëtarësh.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›