E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Dialogu për lëvizje të lirë do të vazhdojë

PRISHTINË- Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka vlerësuar pozitivisht fillimin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë, ndërkohë që ka konfirmuar se për vështirësitë dhe tarifat e lartë të lëvizjes do diskutohen më vonë me Beogradin.

Neogciatore kosovare me bisedimet me Serbinë e ka ndarë procesin në dy faza: fazën e mundësimit të lëvizjes së lirë, që tashmë ka ndodhur, dhe fazën e lehtësimit të lëvizjes së lirë, që sipas kryenegociatores do të ndodhë me vazhdimin e dialogut dhe konsultave të grupeve punuese, raporton Koha Ditore.

Optimizmin se tarifat e sigurimeve do të jenë më të lira dhe se procedurat do të lehtësohen, kryenegociatorja e ka mbështetur në planin për zbatimin e marrëveshjes, të pajtuar nga të dyja palët.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›