AKKP ndan 800 mln lekë kompensim financiar për 2400 ish-pronarë
TIRANË- Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, (AKKP) do të shpërndajë deri në fund të javës kompensim financiar për 2400 ish-pronarë.
Ky fond përbën 10% të totalit të shumës financiare që duhet të përfitojnë për kompensimin e plotë të pronave të tyre të 2400 pronarët e përzgjedhur në këtë grup.
Burime të AKKP-së bëjnë të ditur se gjatë vitit 2011 sipas grupeve të ish-pronarëve arrin në 1,3 miliardë lekë shuma e dhënë nga agjencia, e cila përbën 37% të fondit.
Por ndërkaq, në 31 dhjetor 2011 skadon afati i vendosur nga Kuvendi i proçesit të kthimit të pronave tek pronarët e vjetër ligjorë, ndërsa janë rreth 8000 dosje ende pa vendimet përkatëse të njohjes së pronave, ku pjesë e tyre do të jetë dhe kompensimi fizik, apo financiar.
(el.me/BalkanWeb)