E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, makina rrëshket në akull, vdes një i ri, plagosen 3 të tjerë

KORCE-Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 3 të tjerëve ndodhi sot pasdite në hyrje të qytetit të Korcës.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes së fuqishme ka gjetur vdekjen menjëherë në vend, Aldi Dervishi, 28 vjec, ndrërsa janë plagosur shtetasit Elton Kujtimi, Elinda Kujtimi dhe Laerta Xhani.
Të gjithë personat ishin duke udhëtuar me automjetin që pësoi aksidentin.
Nga hetimet paraprake dyshohet se makina rrëshkiti në rrugën e mbuluar me akulli dhe si pasojë doli jashtë saj duke përfunduar në përplasje me shtyllën.
Ndërkohë në vendgjarje ndodhet policia që po kryen hetimet për zbardhjen e mëtejshme të aksidentit.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Korcë, maskat grabisin 3 mije euro në banesë, rrahin 60-vjecaren

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›