Ylli Hoxha, i bashkëngjitet Vetëvendosjes

Ish-zëdhënësi i Partisë Reformiste ORA dhe më pas aktivist i shoqërisë civile, Ylli Hoxha, i është bashkëngjitur Lëvizjes “Vetëvendosje”.
Ai, në një deklaratë për medie, ndër të tjera ka thënë se ka vendosur t`i japë fund qëndrimit jashtë politikës aktive i pakënaqur me zhvillimet e gjithëmbarshme. Sipas tij, Kuvendi i Kosovës është i kontrolluar nga krimi, ndërkaq opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë, e kur i bën ata i humbet vullneti./Indeksonline/