Kirby: Të lëshojnë pe të dyja palët

Ambasadori amerikan në Beograd Michael Kirby është optimist lidhur me vazhdimin e dialogut Beograd – Prishtinë, pret që të dy palët të lëshojnë nga pak pe për të gjetur zgjidhje të përhershme dhe thekson se SHBA fuqimisht e përkrahin dialogun me ndërmjetësim të BE.
"Jam optimist se marrëveshja do të arrihet, ka sinjale se bisedat do të vazhdojnë” ka thënë ai në një konferencë shtypi për mediet serbe
Ambasadori supozon se së raundin e ardhshëm do të ketë epilog pozitiv të procesit.
"Po qe se s’ka takim në Bruksel ose në ndonjë vend tjetër, ju lutem mos nxirrni përfundime të gabueshme. Jemi optimist, por a është në pyetje e premtja, e shtuna, e diela...”, nuk ka saktësuar ambasadori duke shtuar se vetë gjeografia shkon në favor të takimit pasi që Nikoliq është në Nju - Jork e Daçiq në Moskë./Indeksonline/