E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga ngushëllon Ivanov për vrasjen e 5 qytetarëve

PRISHTINË-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, për vrasjen e pesë qytetarëve të Maqedonisë, në afërsi të Shkupit.

"Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe në emrin tim, Ju shpreh ngushëllimet më të thella për vrasjen makabre të pesë qytetarëve dhe shprehim indinjatën tonë për këtë akt të shëmtuar, duke pasur besim që kriminelët do të përballen me drejtësinë", thuhet në telegram, njoftohet nga Presidenca kosovare.

Presidentja e Kosovës lut Presidentin e Maqedonisë që t’i përcjellë ngushëllimet e saj familjarëve të viktimave, duke u bashkuar me dhimbjen e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›