Klejda Plangarica boton librin e saj të parë me poezi
TIRANË-Gazetarja Klejda Plangarica ka botuar librin e saj të parë, “Dritëzim ikjesh…”, një përmbledhje e poezive të saj nga 16 vite krijimtari.
Në promovimin e librit, paraditen e sotme në Bibliotekën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Plangarica u shpreh se ky libër është përmbushja e një ëndrre të hershme e cila i përkiste të kaluarës, por që në fakt, sipas saj, erdhi në momentin e duhur. “Ky libër është një përmbledhje e 16 viteve të krijimtarisë sime me poezi të mbushura me ndenja dhe mendime, pjesa më e madhe e të cilave janë shkruar në adoleshencë”, tha Klejda Plangarica.
Libri ështëi ndarë në 4 cikle të titulluara, “Unë edhe Ti”, “Neonët e verbër”, “Epilog mjegullash”, “Funfi i fillimit”, ndërkohë që në pjesën e fundit të librit janë dy poema të shkurtra të autores. “Ky libër është një hap drejt një stili tjetër tashmë, poemës së shkurtër”, tha Plangarica.
Në lidhje me titullin e librit, autorja tha se ai simbolizon ikjen dhe natyra njerëzore.
Redaktimi i librit është bërë nga studiuesi Behar Gjoka, i cili tha se ajo që e ka shtyrë të redaktojë këtë libër të parë të autores janë vlerat që mbart libri me poezi lirike në kuptimin erotik që janë sa poetike aq edhe filozofike.
“Poetika e poezisë së kësaj përmbledhjeje qëndron në mjeshtërinë e kapjes së momentit lirik-poetik, posaçërisht erotik dhe meditues, po kaq edhe në përjetimin e dyzuar të tyre si çaste të jetuara, por edhe si përkujtim letrar i kujtuar…”, shkruan Gjoka në parathënien e librit.
Poezitë e Klejda Plangaricës nuk karakterizohen vetëm nga fakti se çdo poezi është një minidramë e përjetuar, por edhe nga figuracioni i guximshëm. Poezitë e saj përcillen tek lexuesi pa menduar për llojin e vargut në të shumtën e rasteve pa titull që sipas, Gjokës të jep një dorë për të hyrë më në thellësi të botës poetike.
Poezitë e para në këtë libër datojnë në vitin 1996, ndërkohë që krijimet e saj në poezi dhe prozë prej vitesh janë botuar në media të ndryshme dhe janë bërë pjesë e konkurseve të ndryshme, ku autorja është vlerësuar edhe me çmime.
Klejda Plangarica ka punuar për vite me rradhë si gazetare, duke u përfshirë në botën e televizionit në qytetin e Elbasanit e më pas në Tiranë. Aktualisht punon si specialiste në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
(d.b/BalkanWeb)