E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privilegjet, kryeprokurori në rang me kryeministrin

Nga Express më 23 korrik 2011 në ora 14:20

Kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi, ia ka parë hairin Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Prej tij ai i ka marrë si “dhuratë”, pasaportën diplomatike dhe xhipin ministror. Dhe jo vetëm kaq.

Kuçi është përkujdesur që kryeprokurorit ashtu sikurse edhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese,t’u sigurojë mirëqenie edhe pas përfundimit të mandatave që janë duke i kryer, shkruan Koha Ditore.

Të dy këta udhëheqës të sistemit të drejtësisë, ai i ka futur në listë të ish-zyrtarëve të lartë, të cilëve shteti ka marrë për obligim ligjor qe t’ua garantojë një serë privilegjesh.

Me propozim ndryshimet që i ka bërë Ministria e Drejtësisë, në Ligjin për përfitimin e ish zyrtarëve të lartë, e të cilat janë mbështetur në parim nga shumica parlamentare në seancën e së premtes, kryeprokurori dhe kryegjyqtari i Kosovës, janë futur në një rang me kryeministrin , kryeparlamentarin dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›