E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtigje të reja tregtare

Nga Express më 23 korrik 2011 në ora 22:09

Pas vendosjes së masave të reciprocitetit për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinë, këmbimet tregtare mes Kosovës dhe vendeve tjera pritet të rriten, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike.

Ndërkaq, përfaqësues të Doganave të Kosovës konsiderojnë se kanë kapacitete të mjaftueshme për të pritur fluksin e mallrave, që eventualisht do të vinë nga vendet tjera të rajonit dhe botës.

Bllokimi i produkteve serbe dhe taksimi për 10 për qind i produkteve të Bosnjës e Hercegovinës do t’iu hapë rrugën vendeve të rajonit që të importojnë mallrat e tyre në Kosovë.

Ekspertë të çështjeve ekonomike duke e vlerësuar reciprocitetin si një vendim të qëlluar, thonë se Kosova duhet të krijojë këmbime tregtare të mira me vendet e rajonit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›