E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga paralajmëron zgjedhje në komunat në Veri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e ka pritur dje padite në një takim përfaqësuesin për Kosovën të sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Farid Zarif me të cilin ka biseduar për misionin e UNMIK-ut, për gjendjen e përgjithshme në Kosovë, për procesin e integrimit të komuniteteve dhe për procesin e kthimit dhe të risocializimit.

Në fokus të bisedës ka qenë edhe gjendja në tri komunat veriore të vendit. Presidentja Jahjaga tha se e vetmja zgjidhje për këtë pjesë është në kuadër të Pakos së Ahtisarit dhe të procesit të decentralizimit dhe se në këto komuna sa më shpejtë duhet të mbahen zgjedhjet komunale, në mënyrë që qytetarët atje lirshëm të zgjedhin përfaqësuesit legalë e legjitimë dhe që të integrohen plotësisht duke zbatuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës dhe duke hequr të gjitha strukturat paralele në mënyrë efikase të luftohet kontrabanda dhe krimi i organizuar.

Takimi i presidentes Jahjaga me Farid Zarif është në kuadër të takimeve të rregullta informuese që Shefi i Misionit të UNMIK-ut i mban me Presidenten e vendit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›