Hoxhiq: Zyra Administrative nuk do të jetë politike

Hoxhiqi për radion “Blu Skaj“, redaksinë në gjuhën serbe, ka thënë se respekton dialogun Prishtinë Beograd, por nuk do të jetë pjesë e bisedimeve.
Shefja e Zyrës Administrative për veriun e Mitrovicës Adrijana Hoxhiqi, në një intervistë për programin në gjuhen serbe në Blu Skaj ka thënë se zyra që ajo do të udhëheqë ka karakter teknik dhe nuk ka të bëjë asgjë me politiken, pasi sipas saj as nuk merr pjesë në proceset politike.
“Nga ana e Qeverisë së Kosovës kemi dëgjuar se kjo është një zgjidhje teknike. Dhe unë mund të garantoj se ne do të veprojmë në planin teknik dhe praktik. Do të punojmë me qytetarët dhe politikën do ta lëmë për nivelin e lartë. Shpresoj se të gjitha palët si ajo e Beogradit dhe udhëheqja lokale që vepron në veri të Mitrovicës të mendojnë se kjo që unë po them është e vërtetë. Nuk kisha dashur që të politizohet kjo zyrë sepse në të vërtetë ne jemi këtu që qytetarëve t’ua mundësojmë një të ardhme më të mirë” , ka thënë Hoxhiq.
Hoxhiq thotë se detyrë kryesore e kësaj zyreje do të jetë ndihma për serbët e veriut të Mitrovicës në zgjidhjen e problemeve që kanë. Ajo gjithashtu thotë se zyra që ajo do të udhëheqë respekton dialogun Prishtinë-Beograd, por ka mohuar që si zyre të jetë pjesëmarrëse në këtë proces.
“Qëllim i kësaj zyreje është që t’u dal qytetarëve përballë të gjitha kërkesave të e tyre. Natyrisht kjo zyrë do të respektoj dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe konsiderojmë se pjesëmarrja jonë në atë dialog e vështirëson njërën apo anën tjetër të sjellin zgjidhje të vërteta që mund të ndikojnë në kualitetin e jetës së qytetarëve”ka thënë ajo, transmeton RTK.
Adrijana Hoxhiq poashtu edhe sa ishte udhëheqëse e ekipit përgatitor komunal konsideron se suksesi më i madh në punën e deritanishme është bërë në kuadër të 8 projekteve infrastrukturore.
Ajo tha se t gjitha këto projekte kanë ndodhur në atë pjesë, pasi që vet qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës i kanë kërkuar. Ndryshe Adriana Hoxhiq deri tani ka qenë shefe e ekipit përgatitor komunal në veri të Mitrovicës.