Kuçi: Deputetja Haxhiu po flet si në pazar

Në kohën e pyetjeve parlamentare, deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka pyetur ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi për dhënien e lejes së zëvendësministrit të Financave, Astrit Haraqija për vizitë në burg, Ilir Tolaj, ish sekretar i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë.
Kuçi ka thënë se kërkesa çdo ditë i vijnë për vizita dhe për këtë ai respeton ligjin. Gjithashtu ai ka thënë se këtë kërkesë ia ka dërguar drehjtorit të Shërbimit Korrektues të Burgut, ku bordi më pas ka vendosur për këtë kërkesë.
Por depetutja Haxhiu ka reaguar duke i thënë se nuk ke të drejt të lejosh që dy të akuzuar të takohen për të harmonizuar deklaratat.
"Ku keni të drejt ju me i dhënë leje që dy të akuzuarve të takohen dhe për të harmonizuar deklaratat e tyre", ka thënë Haxhiu.
Ka ardhur replika e ministrit, Kuçi duke i thënë se deputetja Haxhiu nuk është duke folur si deputetet.
"Ti deputete herë po fol si deputete herë si në pazar. Unë e respektoj ligjin dhe respektone edhe ju", ka deklaruar ai. /kosovapress/