Jahjaga përshëndet fundin e mbikëqyrjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kapërshëndetur gatishmërinë e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për përmbylljen, brenda këtij viti, të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.Në një njoftim për shtyp në faqen e presidencës theksohet se:
“Përmbyllja e fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë shënon një sukses të përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare, të institucioneve të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, që me kontributin e tyre vendosën themelet e shtetit sovran, të pavarur dhe demokratik”.
Më tej aj thekson se” Bashkësia ndërkombëtare dhe shtetet mike të Kosovës“kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen dhe konsolidimin e shtetit tonë”. Periudhën deri në përmbyllje të misionit të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), institucionet e Republikës së Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare do ta shfrytëzojnë për ndërtimin e një qasjeje të përbashkët, për konkretizimin e përgjegjësive dhe përcaktimin e bartësve të proceseve, në mënyrë që kjo fazë e tranzicionit të zhvillohet dhe të përfundojë me sukses. Institucionet e
Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që të vendosin kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë integrimin e tri komunave në veri të vendit, si dhe për ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme demokratike”përfundon njoftimi për shtyp.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një rezolutë, me të cilën zotohet se do të përmbushë të gjitha obligimet që dalin nga Pakoja e Ahtisarit, në mënyrë që mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë të përfundojë në fund të këtij viti.