“Greenpeace” kundër minierës së arit

Aktivistët e “Greenpeace” kanë sulmuar zyrën e Ministrisë së Ambientit në Rumani, në shenjë kundërshtimi ndaj planeve për ndërtimin e minierës së arit.
Kritikët thonë se projekti në qytetin perëndimor të Rosia Montana-s, projekt i cili synon përdorimin e një përzierje të karbonit dhe të nitrogjenit për nxjerrjen e arit, mund të shkaktojë katastrofë ekologjike.
Ndërsa mbështetësit shprehen se miniera do të mund të sillte qindra vende pune si dhe investime të huaja.
Dymbëdhjetë vjet më parë, një rrjedhje e përzierjes karbon-nitrogjen në një minierë ari në qytetin rumun, Baia Mare, ka shkaktuar ngordhjen e një sasie të madhe peshqish dhe të kafshëve të egra në lumenjtë e Hungarisë.