Dhuna ne Jemen diplomatet amerikane lene vendin

Diplomatët amerikanë largohen nga Jemeni, ndërsa sa vjen e situata në vend bëhet më e nderë. Dhjetëra civilë janë vrarë në Sanaa gjatë luftimeve me forcat e besnikëve të presidentit Ali Abdallah Saleh.
Sipas agjencisë zyrtare, Saba e burimeve qeveritare numri i të vdekurve në luftime që në fillim të javës është rreth 70, ndërsa luftimet më të ashpra janë regjistruar në Arhab, në veri të kryeqytetit. Dëshmitarë nga vendngjarja flasin për shpërthime të fuqishme në zona të ndryshme të kryeqytetit në orët e para të mëngjesit të sotëm e nga vendgjarja bëhet e ditur se dhe sot luftimet kanë qenë të ashpra.
Për shkak të shqetësimit në rritje në Jemen, Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje diplomatëve amerikanë të largohen nga vendi. Edhe shtetasit amerikanë u këshilluan të largohen. Paralajmërimi i Departamentit të Shtetit është një shenjë e shqetësimit të rritje të SHBA-së përballë përshkallëzimit të gjendjes në Jemen, ndërsa Saleh vazhdon të sfidojë kërkesat për dorëheqje dhe deklaron se nuk do të dorëzojë pushtetin dhe nuk do të largohet nga vendi.
Delina Bitraku