Zvicra rishikon perdorimin e energjise berthamore

Qeveria zvicerane vendosi të rishikojë përdorimin e energjisë bërthamore, por nuk do të mbyllë në mënyrë të parakohshme asnjë nga centralet e veta atomike.
Qeveria ka pezulluar ndërkaq që në muajin mars aprovimin e tre centraleve të reja, duke pritur një raport për sigurinë e energjisë berthamore, pas debateve që morën shkas nga tragjedia në centralin japonez të Fukushimës.
Fundjavën e kaluar mbi 20 mijë persona marshuan kundër centraleve të energjisë bërthamore më masivi i këtij lloji që nga vitet 80.
Protestat kanë vënë në lëvizje qeverinë e cila vendosi të mos ndërtojë më centrale të reja, derisa ata ekzistuesit të përfundojnë afatin e lejuar të funksionimit të tyre që shkon deri në vitin 2034.