E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza serish protesta ne Athine

Nga Madridi zbret në Athinë lëvizja e indinjatës. Kundër masave të kursimeve mijëra vetë janë mbledhur në Athinë para godinës së parlamentit duke iu përgjigjur një thirrjeje të lëshuar në Facebook.

Pjesëmarrësit shpjegojnë se manifestimet nuk kanë lidhje me partite, por ndjekin shembullin e protestës së javës së kaluar në Madrid, në Plaza del Sol. Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, por manifestuesit paralajmëruan se ky është vetëm fillimi.

Një tjetër tubim është planifikuar për t’u mbajtur më 4 qershor nën udhëheqjen e dy sindikatave më të mëdha në vend. Në Athinë dolën në rrugë rreth 15.000 vetë, ndërsa protesta u zhvilluan dhe në Selanik dhe Patras, si dhe në Kretë ku demonstruan mijëra vetë kundër masave të ashpra të kursimeve.

Të hënën qeveria miratoi masa të tjera kursimesh në vlerë prej gjashtë miliardë eurosh për të ulur defiçitin buxhetor për vitin 2011 në kuotën 7,5 për qind.

Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e enjte , 26 maj 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›