U shuhen shpresat. Obama zhgenjen palestinezet

Presidenti amerikan Barak Obama ka avulluar shpresat e palestinezëve për njohjen e shtetit të tyre nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Autoritetet palestineze presin shtatorin për të paraqitur kërkesën për njohje në OKB, por duket se nuk do ta kenë të lehtë.
Gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin britanik, Dejvid Kameron, presidenti Obama tha se beson në paqen e Lindjes së Mesme përmes krijimit të dy shteteve, por për këtë ai ka këshilluar që palestinezët të nisin bisedimet me Izraelin, hap më frutdhënës sesa të kërkojnë njohjen nga OKB.
“Kombet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje të sjellin në jetë një shtet palestinez. Rruga e vetme që ne të shohim një shtet të tillë, është nëse izraelitët dhe palestinezët bien dakord për paqe mbi baza të drejta”, tha Obama.
Kryeministri britanik, Kameron, nga ana e tij, e cilësoi fjalimin e Obamës për Lindjen e Mesme si të guximshëm dhe vizionar dhe premtoi se edhe brenda Bashkimit Europian do të tentohet të rritet maksimalisht presioni mbi palët për t’i ulur në bisedimet e paqes.
Më herët kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu foli për një “kompromis të dhimbshëm”, për të cilin është i gatshëm vendi i tij për të arritur paqen, por hodhi poshtë zgjidhjen me dy shtete mbi bazën e Luftës Gjashtëditëshe të vitit 1967.
Presidenti Obama më tej i është drejtuar me një fjalim parlamentit britanik, ku ka prekur çështjet më të rëndësishme që shqetësojnë Perëndimin. Gedafi duhet të largohet dhe mbështetje për pranverën arabe, sikundër edhe komentet për luftën kundër terrorizmit dhe Al Kaedës. Fjalimi i Obames ndërsa ngrinte lart diversitetin kulturor të botës ka arritur të entuziasmojë deputetët dhe të ftuarit që shpërthyen në duartrokitje.
Jul Prifti