E Diel, 1 Nëntor 2026

VV i kërkon Tahirit të tërhiqet nga bisedimet me Serbinë

PRISHTINË - Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti njëherësh kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, duke i vlerësuar të dëmshme bisedimet me Serbinë, i ka kërkuar kryenegociatores, zëvendëskryeministres Edita Tahiri që të tërhiqet nga këto bisedime.

Këtë kërkesë Kurti e ka bërë sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ku Tahiri ka raportuar për bisedimet e deritashme me Beogradin.

Tahiri është shprehur e gatshme që të raportojë për këtë çështje sa herë Komisioni ose Kuvendi i Kosovës ta vlerësojë të nevojshme.

Ajo iu ka sqaruar anëtarëve të këtij komisioni se obligimi
ndërkombëtar për këto bisedime ka dalë nga Rezoluta e KS të OKB-së, e 10 shtatorit të vitit 2010.

“Qeveria është kompetente për ushtrimin e sovranitetit të vendit, prandaj ajo edhe e ka autorizuar kryesuesen e bisedimeve nga pala kosovare”,- ka theksaur Tahiri.

(e.m/koha/BalkanWeb)

Po ashtu ajo ka thënë se i di mirë parimet e panegociueshme të këtyre bisedimeve, përkatësisht se i ka të qarta vijat e kuqe të interesit kombëtar, të cilat nuk do të shkelen sic është rregullimi i brendshëm, sovraniteti dhe integriteti i Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›