E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga takoi edhe Pacollin për zgjedhjet në Ferizaj

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Presidentja Jahjaga dhe Pacolli biseduan për çështjen e shpalljes së zgjedhjeve për kryetar të komunës së Ferizajt, pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj komune.

Presidentja Jahjaga theksoi se po zhvillon konsulta me udhëheqës të partive dhe subjekteve politike për të gjetur një datë të përshtatshme për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Ferizajt, në kuadër të afateve të përcaktuara ligjore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›