Ish i dënuari i Guatanamos: Shqipëria s`më lejon të kthehem në shtëpi
Sherif Almeshad, nuk është emri i njohur në Shqipëri, po historia e tij ka ngjallur debate. Ai është 34 vjec dhe është shtetas Egjiptian. Por jeta e tij merr një kthesë të madhe më 2001, ku pas ngjarjeve të sulmit të dy kullave burgoset në Guantanamo.
Pas 8 viteve në mugesë të provave, ai fiton pavarësinë. Ai kthehet në Egjipt dhe revoltat në vendin e tij e detyrojnë të kërkojë strehim. Qëndrimi në këtë rast është Tirana. Ai ka 2 vite në Tiranë dhe tregon se si është të jesh emigrant në Shqipëri.
Por problemi i Sherifit në Shqipëri nuk është ambjentimi, sepse ia ka dalë mbarë, madje është martuar edhe me një vajzë nga Kavaja. Sherifi do të largohet në Egjip, por është ndaluar nga autoritetet kufitare, për të cilat, sipas tij nuk është dhënë asnjë përgjigje.
Avokati i tij thotë se moslejimi i Sherifit për tu kthyer në Egjipt është shkelje e Kushtetutës.
34 vjecari thotë se nuk ka cështje të hapura me drejtësinë dhe do të kthehet në vendilindjen e tij. Edhe pse Shqipëria e mikëpriti, tani nuk e lejon më të kthehet në shtëpinë e tij, në Egjipt.