E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar nuk e lë Brazilin

Sulmuesi i Santosit, Neymar beson se mund të vazhdojë të zhvillohet si lojtar, nëse vazhdon të luajë në Brazil.

20 vjeçari është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane si Barcelona, Real Madrid e Chelsea, por që nuk preferon ta lë atdheun.

“Eksperienca arrin me kohë. Jam përmirësuar në tri vjetët e fundit dhe mund të vazhdoj të zhvillohem, duke punuar dhe duke u munduar të fitoj. Nuk kam nevojë të shkoj diku tjetër që të përmirësohem ose të bëj eksperiencë. Pres shumë gjëra në Santos. S’dua të shkoj në Evropë”, konfirmoi Neymar, i cili do të rri në Santos deri pas Botërorit 2014.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›