E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth Bashkepunim mes paleve


Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth deklaron se opozita dhe maxhoranca duhet të  bashkëpunojnë.

Pas një takimi në selinë rozë me kreun Edi Rama, Wollfarth njoftoi për mediat se u bisedua për mënyrën se si opozita do të angazhohet në parlament.Ambasadori theksoi se u bisedua edhe rreth pikepamjeve per integrimin europian dhe per raportin qe ka mbajtur ne Vjene.

"Do të ishte mirë të shihnim se si ka qenë rregullorja e parlamentit në të shkuarën", tha në prononcimin e shkurtër për mediat, ambasadori.

"Partitë ta Reforma parlamentareTopalli: Nuk kundërshtova PS-në Paketa e PS-së për parlamentin Topalli: Në SHBA votimi i hapur marrin seriozisht reformën

Wollfarth me heret, ripërsëriti apelin për bashkëpunimin ndaj palëve për reformën zgjedhore. “Presim nga partitë politike ta marrin seriozisht reformën. Duhet mirëkuptim dhe kontribut nga partitë. E rëndësishme është të vazhdojë puna në Kuvend”, tha Wollfarth.

Sipas kreut të prezencës së OSBE-së duhet një rishikim i Kodit Zgjedhor përpara zgjedhjeve parlamentare të 2013-s. “Për të arritur përfaqësim domethënës gjinor në të gjitha organet legjislative, gjyqësore dhe ekzekutive nevojitet një zbatim më i mirë dhe mundësisht ndryshime të Kodit Zgjedhor dhe të legjislacionit përkatës, përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Le të shohim sa serioze do të tregohen partitë politike në hapat që do të ndërmarrin për përmbushjen e detyrimeve të tyre demokratike, me qëllim që 50% e popullsisë të thonë më në fund realisht fjalën e tyre për mënyrën sesi duhet qeverisur vendi”, tha në fjalën e tij, Wollfarth.

"Presidenti i ri të zgjidhet me konsensus"

Ambasadori i OSBE-së, Eurgen Wollfarth, deklaroi pak dite me pare se palët politike në vend duhet të gjejnë konsensus sa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri në vend. Sipas Wollfarth, vetë Kushtetuta e kërkon këtë, duke parashikuar që në tre raundet e para të saj të përdoret një shumicë e cilësuar votash. “Mendoj se Kushtetuta flet qartë në lidhje me këtë pikë, pra, që në tre raundet e para të votimit nevojitet një shumicë e cilësuar votash. Kjo do të dëshmontekonsensusin e palëve dhe prandaj dua ta ritheksoj atë që e shpreha më herët në formë ftese: kërkoni sa më intensivisht që të jetë e mundur për një apo disa kandidatë të mirë”, deklaroi Wollfarth, duke theksuar se në këtë mënyrë, nuk do të ketë nevojë që të shkohet në raundin e katërt të votimit, i cili është parashikuar të bëhet me një shumicë të thjeshtë. Në këtë kuadër, beri te ditur "Shqip", ai theksoi se kishte shumë rëndësi që kandidati i zgjedhur për këtë proces të ishte konsensual dhe i pranuar nga të gjithë. Nga ana tjetër, ambasadori i OSBE-së theksoi se Presidenti i ardhshëm i vendit duhet të ishte një burrë ose një grua, pa qenë nevoja të kishte probleme, por kishte shumë rëndësi që personi që do zgjidhej, të kishte staturën e duhur për këtë post dhe të kishte një qëndrim të pavarur mbi palët.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Përplasje Dule-Pollo për censusin
Debati mbi censusin është rikthyer në parlament pasi kryetari PBDNJ-së, Vangjel Dule kërkoi një interpelancë me ministrin Genc Pollo, kryetar i Komisionit Shtetëror për Realizimin e Censusit. "Presidenti", Patozi: Do zgjidhet sipas Kushtetutës

Duke prekur tematikën e zgjedhjes së presidentit, nënkryetari dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi tha në Top Story se zgjedhja e tij do të bëhet në bazë të Kushtetutës dhe sipas ligjit themeltar, mazhoranca ka luksin ta zgjedhë atë edhe me shumicë të thjeshtë dhe pa konsensusin e opozitës.
 

Berisha: Mirëpresim propozimet e opozitës
Kryeministri Sali Berisha ka fajësuar opozitën për prapambetjen e Shqipërisë në proceset e integrimit evropian. PS: Mafia italiane në biznesin e mbetjeve
Edhe pse opozita e kundërshtuar fort ligjin për menaxhimin e mbetjeve, maxhoranca e miratoi draftin në punimet parlamentare të së enjtes, Ligjet, PS nuk jep votën
Duhej të ishte gongu që do të kishte hapur votimin për miratimin e ligjeve me 3/5, një sinjal që Bashkimi Europian e pret për të parë nëse politika është e gatshme të bashkëpunojë për integrimin. Por kjo nuk ndodhi.

Lajmet kryesore

Rama: Pakt për Shqipërinë si gjithë Europa
Ja 10 pikat e propozuara
Shpërthim në Athinë, plagoset shqiptarja
SHBA apel për qetësi në veri
Tre skenaret e borxhit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›