E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka më R.E.M.

Pas 31 vitesh ekzistence të suksesshme në botën e muzikës, anëtarët e grupit amerikan R.E.M. njoftuan se janë ndarë. Nga Express më 23 shtator 2011 në ora 11:13

Anëtarët e grupi të njohur amerikan lajmin për ndarje ua kanë bërë të ditur adhuruesve nëpërmjet një kumtese të shkurtër zyrtare.

“Vendosëm që të ndahemi. Të gjithë atyre që iu ka pëlqyer muzika jonë dhe të gjithë adhurove tanë ju falënderohemi sinqerisht për mbështetje”, nënvizuan anëtarët e R.E.M. në njoftimin zyrtar.

Përndryshe, albumi i fundit i grupit, “Collapse Into Now”, u publikua në muajin mars të këtij viti.

Anëtarë të grupit R.E.M., i cili gjatë karrierës lansoi 15 albume, ishin Michael Stipe, Peter Buck, Mike Mills dhe Bill Barry, i cili nga grupi u largua në vitin 1996.

Grupi R.E.M. u formua në Athens, të shtetit federal amerikan Georgia, në vitin 1980.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›